Prefektura e Kukësit njofton se i gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu dhe në lartësinë mbi 1000 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 15 cm. Rruga Kukës- Shishtavec ka qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Për momentin situata është e qetë.
Situata në qarkun Kukës sot më datë 18.11.2023 është si më poshtë:
👉🏻I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe në lartësinë mbi 1000 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 15 cm.
👉🏻Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
- Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
- Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
- Rruga Kukës- Shishtavec ka qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve, por nga kontraktori që ka në performancë këtë segment është punuar gjatë gjithë kohës për ta mbajtur funksionale.
- Nga bashkitë Kukës,Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
- Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
- Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Malzi dhe Arrën bashkia Kukës dhe Nj.Ad Bytyq, Fierz dhe Margegaj bashkia Tropojë.
- Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.