-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I preu jetën Aldos në lule të rinisë, shoferi me 120 km/h: Kisha kthyer disa gota raki…

Kryesoret

Një aksident tragjik i mori jetën në 9 shtator të këtij viti një shqiptar në Itali. Jeta e Aldo Gjokës me shumë ëndrra dhe pasione u pre në mes si pasojë e përplasjes pasi motori i tij ‘Yamaha’ u përplas nga një “Jaguar’. 29-vjeçari u përplas nga një shqiptar.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë. Marrja në pyetje e drejtuesit të mjetit që përplasi 29-vjeçarin ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

44-vjeçari shqiptar me iniciale R.T, drejtuesi i makinës goditi dhe vrau të riun ka treguar se përpara aksidentit kishte qenë në një lokal ku kishte kthyer edhe disa gota raki.

Pasi drekoi në një restorant në San Cataldo kishte dëgjuar theksin e disa shqiptarëve. Mes të ftuarve ishte edhe babai i Aldo Gjokës. Grupi i vogël bisedoi së bashku për më shumë se gjysmë ore, duke pirë disa gota raki.

Më pas përshëndetjet dhe shkëmbimi i kartvizitave, veçanërisht mes 44-vjeçarit dhe babait të Aldos, përpara se të hipnin sërish në makinë dhe të shkonin drejt aksidentit tragjik ku humbi jetën 29-vjeçari.

Megjithatë, për momentin nuk ka ndonjë përparim në dinamikën e aksidentit. Burri thuhet se deklaroi se nuk i kujtohej asgjë nga përplasja, duke specifikuar gjithashtu se i ra të fikët sapo i shpërtheu airbag-i i automjetit” sipas mediave italiane.

Sipas gjetjeve fillestare, makina po udhëtonte me rreth 120 km/h (shumë mbi kufirin prej 50 të caktuar për atë pjesë të rrugës), dhe pas marrjes së kthesës në Via Plutone, ka ‘pushtuar’ korsinë e kundërt dhe është përplasur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit