-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të vdekur brenda pak orëve në Kosovë

Kryesoret

Foto ilustruese

Tre persona kanë ndërruar jetë brenda pak orëve në Kosovë. Të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj ka ndodhur një aksident ku janë përplasur tre makina. Njëra prej tyre sikur u duk nga pamjet doli nga rruga dhe u përmbys.

Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një i ri 19-vjeç (lexo ketu), ndërsa mbrëmë bilanci është thelluar. Personi i dytë ndërroi jetë në spital.

Viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident në rrugën Fusha e Pajtimit-Kaçanik dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, thotë policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu për vdekjen e një personi në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë. Sipas njoftimit viktima ishte nga Komuna e Kamenicës dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Më datë 18.11.2023 rreth orës 00:30 nga Klinika e Neurologjisë është konfirmuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë. Për personin, stafi mjekësor nuk kishin pasur të dhëna personale. Viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Rasti i tretë. Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth vdekjes së një personi në Graçanicë, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40.

Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Rasti duke u hetuar” thotë policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit