Sokol Cikalleshi shënoi përballë Moldavisë falë një 11-metërshi të fituar nga Taulant Seferi, i cili shërbeu më vonë për të marrë një pikë në Kishiniau, që kualifikoi më pas kombëtaren tonë në “Euro 2024”.
Vetë autori i golit ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se këtë ditë nuk do e harronte kurrë.
“Në mbrëmjen e 17 nëntorit, kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare! Unë ndihem krenar për këtë ekip, për këtë kombëtare! Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri,” shkruan Cikalleshi.
View this post on Instagram