Ditën e sotme orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Priten reshje të dobëta në qarkun Kukës dhe lokale të dobëta në disa prej qarqeve.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek ,duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 0 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 7 °C