Operacioni i vështirë për evakuuimin e familjes shqiptare nga Gaza më në fund u realizua këtë mesditë. Familja u riatdhesua falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si edhe Ministrive së Jashtme të Izraelit në Egjipt.
Më në fund Eiadi, gruaja dhe 4 fëmijët e tyre u larguan nga Gaza dhe do i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të nëntorit.