-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty!” , “Plisat” mbeten pa bileta

Kryesoret

“Plisat” nuk do të jenë prezent në ndeshjen e sotme kundër ishujve Faroe. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka siguruar biletat për grupin , siç ndodh për ultrasit kuqezinj.

Vetë grupi i tifozëve ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale ku theksojnë se ata do të jenë mbështetës të Kombëtares përherë por a nuk japin arsye të qartë pse FSHF nuk iu ka akorduar bileta.

Reagimi i tyre:

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit