Një bandë italo-shqiptare që vepronte kryesisht në Sardenjë, Toskanë, Liguria, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo është goditur.
Nga orët e para të ditës së sotme, në provincat e Cagliari, Sassari, Nuoro, Genoa, Forlì Cesena, Ravenna, Firence, Pescara dhe Teramo, karabinierët arrestuan 22 persona, 18 janë në arrest shtëpie.
Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Cagliari që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainën.
I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.
Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë. Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.