Një person është gjetur pa shenja jete ditën e diel në një banesë në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në njoftim.