Një anije me emigrantë është mbytur në ujërat e Lampedusas, Itali.
Nga kjo përmbytje fatkeqësisht ka humbur jetën një 2-vjeçare. Rezultojnë 8 të zhdukur ku mes tyre 2 janë fëmijë.
Pas ndërhyrjes nga Autoriteti Portual janë arritur të shpëtohen 43 persona.
Anija ka pasur në bord 53 emigrantë.