Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për kaosin që bllokoi seancën e sotme të Parlamentit duke bërë që buxheti të votohet për 5 minuta dhe socialistët të largohen me shpejtësi nga salla.
Për Edi Ramën e gjithë skena e “rrëmujës dhe dhunës” është për shkak të hallit të Sali Berishës që është “i kërkuar nga drejtësia”. Kreu i qeverisë që i ka vënë syrin mandatit të katërt në pushtet thotë se opozita do të “shkërmoqet copa e çika si mbeturinat e një anijeje të mbytur”.
Edi Rama: I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i… pic.twitter.com/NFYDBmgQqQ
— Edi Rama (@ediramaal) November 20, 2023