Sot parlamenti miratoi me 73 vota pro projektbuxhetin. Gjithçka u votua për 5 minuta pasi opozita bllokoi punimet e Parlamentit me tym dhe zjarr.
Ka qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë. Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë.
@5pyetjet.alSi nisi zjarri në Parlament, tym, britma dhe kacafytje♬ original sound – 5pyetjet.al
I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit. Pasi u miratua buxheti, Rama u ngrit dhe në ikje e sipër përshëndeti opozitën, por në këtë moment drejt tij u hodh një tymuese që u kap nga garda.









