Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Vlorë për Jonada Avdian, vogëlushen 7-vjeçare, e cila një vit më parë u përplas me skaf tragjikisht për vdekje në Potam nga Arjan Tase, asokohe shef policimi në Elbasan.
Gjyshi i vajzës që ndërroi jetë hodhi akuza të forta dhe ngriti dyshime për drejtësinë.
“Drejtësia mbetet në moçal. Kemi dyshim se drejtësia po “mban erë”.
Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare. Duam drejtësi që kjo ngjarje të mos përsëritet më. Për gjashtë muaj janë ndërruar tre herë prokurorët.
Unë e kam mbyllur me mediat dhe familjarët, dua që drejtësia të veprojë. Prokurorja punoi për tetë muaj, ishte e nderuar, punoi me përkushtim, por ata e hoqën.
Sollën një tjetër. E hoqën edhe atë. A mos po fshihen provat? Çështja po fillon të rrëshqasë në honet e thella të llumit të drejtësisë” tha ai.