Në 4 minuta dhe 40 sekonda, shumica socialiste miratoi në parim projektbuxhetin 2024 ditën e sotme në Parlament.
@5pyetjet.alSi nisi zjarri në Parlament, tym, britma dhe kacafytje
Seanca zyrtare zgjati kaq, por beteja nisi që në orën 09:00 me dy palët që shkuan herët për të marrë pozicionet në front.
Garda ishte rreshtuar duke kontrolluar me imtësi opozitarët. Revolta ishte e madhe. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Asllan Dogjani dhe të tjerët u rebeluan përballë gardistëve.
Opozita mblodhi karriget e veta dhe i dërgoi në foltore. Seanca nisi në orën 10:00 dhe Lindita Nikolla u fut në rol sikur nuk po ndodhte asgjë. Bledion Nallbati nxori tymuesen nga çanta e një deputeteje demokrate dhe ia dha Flamur Nokës që e ndezi.
Nikolla e përjashtoi dhe vrapo për të kaluar projekt-buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2024 me vrap me 73 vota “pro”. I pranishëm në sallë, teksa votohej në kohë rekord projektligji më i rëndësishëm, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili prej disa javësh kishte munguar në Kuvend.
Por teksa Nikolla po miratonte me shpejtësi buxhetin tymuesja mori flakë. Garda dhe deputetët e PD-së me shpejtësi e fikën, ndihmuar edhe nga uji që hodhi socialistja Blerina Gjylameti nga krahu tjetër.