Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur për përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për ta vrarë atë, duke i krahasuar me periudhën e Covid.
Udhëheqësi tha se janë realizuar të paktën “pesë ose gjashtë” komplote për ta vrarë atë ishin mundur të parapriheshin nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.
Në një intervistë ekskluzive botërore, Presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë dhe “në moral, nuk ka ngërç”.
Ai tha se njerëzit e tij ishin të lodhur nga “sulmet e përhershme ajrore”, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre.
Por ai shtoi: “Nëse i pyet ata, a jeni të gatshëm t’i dorëzoheni Rusisë? A jeni gati të flisni me rusët se si t’i jepni fund gjithë kësaj? A jeni gati për kompromis, personalisht, me Putinin dhe a jeni lodhur nga kjo? Ata do t’ju thonë se nuk jemi të lodhur. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë më tej.”
Në përpjekjet për ta rrëzuar, Zelensky tha se komploti i parë shkaktoi një panik, si shpërthimi i parë i Covid. Por pas kësaj ata nuk ishin aq të rrezikshëm.
Duke folur për The Sun në selinë e pallatit të tij në Kiev, Zelensky pranoi se kishte humbur gjurmët e të gjitha përpjekjeve për ta vrarë, që kur Rusia nisi ofensivën për një pushtim të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti tha: “E para ishte shumë interesante ndërsa më pas është njësoj si Covid. Së pari njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë dhe duket shumë e frikshme. Dhe pastaj, pas kësaj, është thjesht shkëmbim i inteligjencës me detaje, ndërsa morëm vesh se një grup tjetër erdhi në Ukrainë për përpjekjen e radhës.”/The Sun
Artikulli i plotë këtu.