I sapo liruar nga GJKKO Jamarbër Malltezi ka sjellë menjëherë një reagim.
Ai e ka quajtur arrestimin e tij si një vendim komunist. Më tej ai ka shtuar shqetësimin se Prokuroria nuk duhet të jetë politike. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ai u bën apel qytetarëve që të mos lejojnë të nëpërkëmben, duke theksuar se SPAK duhet të zbatojë ligjin e jo të anohet politikisht.
“Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barrake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotësimin e procedurave te privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasadë? Apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncension tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?
Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës?
Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private.” është thënë në një pjesë të reagimit të tij.