Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me vendosjen e ushtrisë në kufi me Kosovën. Stoltenberg i tha se vendosja e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon asgjë, Vuçiç i është përgjigjur se “ku e vendosim ushtrinë tonë është punë e jona”.
Stoltenberg në Beograd: Ushtria serbe në kufi me Kosovën krijon tension
Këto deklarata presidenti serb dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i kanë shkëmbyer pas takimit të përbashkët, në një konferencë për media. Vuçiç u shpreh se ushtria serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj.
Stoltenberg gjatë konferencës theksoi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova është çelës i normalizimit të marrëdhënieve.
Vuçiç parashikues: Viti 2024, më tepër konflikte në Republikën Srpska dhe Kosovë