-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK reagon për herë të parë: Për çfarë u arrestuan Erzen Breçani me shefin e krimeve

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë informacionin e parë zyrtar për 11 urdhër- arrestet që lëshoi për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit, por edhe biznesmenë dhe elementë të botës së krimit. Nga 11 presona, sipas SPAK-ut janë arrestuar vetëm 4, 6 janë në kërkim dhe një në detyrim paraqitje.

Të arrestuar
-Erzen Breçani-ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni-Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Bujar Germizi-Me precedent

Detyrim paraqitjeje
-Jonida Babameto-Oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Ervin Mata-Biznesmen
-Eralbi Breçani-Djali i Erzen Breçanit
-Besmir Mustafi
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Germizi

Për çfarë akuzohen?

SPAK ka regjistruar në datën 28.04.2023 hetimet për disa vepra penale; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283,  283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Partnerët

SPAK thotë se në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri. Gjithçka ka nisur nga mesazhet e zbardhura në “SKY ECC”.

Trafiku i kokainës

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit