Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë por lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të cilat pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 19 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 11 °C
Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.