Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka hedhur një granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.
Ngjarjen e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren. Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar. “Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granatë dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.