Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Horgen të Zvicrës ku një 83-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë.
Gazeta “Blick” shkruan se 83-vjeçari është përplasur teksa po kalonte rrugën në këmbë dhe është hedhur disa metra larg.
Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë konstatuar vdekjen e 83-vjeçarit.