Një zyrtar policor është plagosur të mërkurën në Suharekë, pasi katër të dyshuar qëlluan me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se grabitja me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 15:45, e kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë qëlluar policin. Ai gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve.
Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur.
Ai ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.