Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore. Ai kërkoi që të rritet numri i forcave të NATO-s në Kosovë. Sipas Ramës, kufiri është jashtë kontrollit duke bërë që të penetrojnë forca që duan të destabilizojnë Kosovën.
“Një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku janë të pranishëm jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s. Faktikisht vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë të pranishme dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes për stabilitetin dhe progresin demokratik për rajonin.
Ka ndodhur një ngjarje tragjike që duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe që me cdo kusht nuk duhet të përsëritet. Duhet të rritet numri i forcave të NATO-s në Kosovë.
Domosdoshmëri për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, që faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut armëve, drogës dhe aktiviteteve që pastaj ngatërrohen edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si në Banjskë. Prej kufirit penetrojnë forca që duan të destabilizojnë Kosovën. Është burim i shumë të këqijave” tha ai.
Rama kërkesë NATO-s: Lëvizni shpejt, ndërtoni bazën në Porto Romano