-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia notë proteste Shqipërisë: U dogj flamuri ynë në Tiranë

Kryesoret

Ministria serbe e Punëve të Jashtme njoftoi sot se i ka dërguar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në të cilën “dënon ashpër aktin e papranueshëm të djegies së flamurit kombëtar të Serbisë në sheshin qendror “Skënderbe” në Tiranë.

Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, në këtë frymë, “pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të urryer, të cilët duken qartë në videon e publikuar.

Si dhe të flasë për këtë në mënyrë diplomatike brenda një afati të arsyeshëm dhe njoftojnë edhe institucionet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim. Flamuri serb u dogj mbrëmjen e sfidës mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit