-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, makina përfundon në kanal

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier.

Dy makina fuoristrada janë fërkuar me njëra tjetrën gjatë një tentative parakalimi, si rezultat mjeti me targën AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në këtë mjet udhëtonte personi me inicialet F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç.

Në mjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit