Një tjetër ditë e keqe për euron, që sot ra nën vlerën mesatare prej 103 lekësh, duke ju rikthyer kështu vlerave rekord të shënuara gjatë muajit korrik.
Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane në shitje tregtohet me 102.50 lekë dhe blihet me 103.25 lekë.
Një vlerë e lartë qarkulluese në treg e euros por dhe një kërkesë e ulët për blerje sipas aktorëve të tregut po ndikon në rënien e mëtejshme të kësaj monedhe.
Edhe dollari me paundin dhe franga kanë pësuar rënie të fortë.