Një autobus me nxënës është aksidentuar me një veturë në aksin Pejë-Mitrovicë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 14 persona, 12 nxënës dhe 2 shoferë.
Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
Autobusi me fëmijë përplaset “kokë më kokë” me makinën! Ka shumë të plagosur