Në ditën e dytë të Edicionit të Tretë të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se pas dy vitesh do të rishikohet duke u aktualizuar strategjia për Diasporën. Tha se shqiptarët nuk kanë kurrë më mirë se kjo ditë në të gjitha trojet.
“Një strategji për të aktivizuar diasporën është nga më të mëdhatë e politikbërësve në Shqipëri. Përpjekjen e parë në vitin 2000 e ka bërë Mark Gjonaj. Jo shteti, por një individ. Deri në 2025 duhet riparë e gjitha dhe duhet aktualizuar.
Diaspora, Begaj-Osmani: Përfaqësim politik për emigrantët, shtylla e kombit
Është një dokument që parasheh dhjetëra masa në të gjitha hallkat e shtetit shqiptar por edhe ndërveprim me Kosovën, dhe shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi, që të funksionojmë si një mekanizëm që ka një qëllim dhe në fund kryen një funksion.
Samiti i Diasporës, Ali Ahmeti: Ta bëjmë atdheun të begatë, të organizohemi më shumë
Asnjë tjetër vend në botë nuk i detyrohet diasporës më shumë se ne. Si shot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë” tha ai.
Samiti i Diasporës, Gjeloshaj: Pa shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të ketë qeveri