Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim i cili sipas policisë ka ardhur nga një garantë dore, që ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se policia e Kosovës pas marrjes së informacionit për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy denoncuese, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një makinë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.