-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Conference League rikthehet në Tiranë, Ballkani-Viktoria Plzen do të luhet në “Air Albania”

Kryesoret

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndodhet në kushte ku nuk mund të luhet, për këtë arsye sfida Ballkani-Viktoria Plzen është vendosur të zhvillohet në Tiranë.

Do të jetë stadiumi “Air Albania” që do të presë përballjen e 30 nëntorit, e vlefshme për Conferenc League.

Një opsion ishte dhe stadiumi i Kukësit, por duke marrë parasysh se kushtet janë më të mira në Tiranë është vendosur që stadiumi “Air Albania” të jetë shtëpia e re e Ballkanit.

“Për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, ndeshja e radhës e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzenit është zhvendosur nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Ndeshja do të zhvillohet të enjten prej orës 18:45”, ka shkruar UEFA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit