-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet e SPAK “godasin” konsumin, bar-Restorantet: Nga frika nuk dalin të shpenzojnë informalët

Kryesoret

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish zyrtarë të lartë, por edhe eksponentë të botës së krimit, po ndikojnë edhe te rënia e konsumit të restoranteve.

Tashmë prej disa muajsh intensifikimi i hetimeve për një sërë dosjesh të krimit të organizuar, dhe korrupsionet të shoqëruara me prangosjen e shumë individëve ka stepur si të pasurit, por edhe pastruesit e parave për frekuentim në restorante dhe bare.

Për përfaqësuesin e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj me përfundimin e valës së ardhjes së turistëve, konsumi në restorante dhe bare i është rikthyer tendencës rënëse.

Një sërë faktorësh sipas tij po ndikojnë te ulja e shpenzimeve për restorante, duke nisur që nga pasiguria për shpenzime te konsumatori familjar për shkak të vështirësive ekonomike dhe tendenca për kursime në prag festash, si dhe duke përfshirë “frikën” për t’u ekspozuar në restorante te individëve që zotërojnë para të pista, për shkak të hetimeve nga SPAK./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit