Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë gjatë natës.
Makina që drejtohej nga 34-vjeçari Arlind Qendro është përplasur me bordurën dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, i riu nga Saranda, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka humbur jetën.
Ambulanca është njoftuar nga një qytetar që është bërë dëshmitar i aksidentit tragjik.
34-vjeçari është dërguar në spital, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.