21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frenohet Barcelona, gola dhe spektakël mes Cityt dhe Liverpulit

Kryesoret

Gola dhe spektakël, por nuk ka fitues. Kryendeshja e javës në Premier League mes Manchester Cityt dhe Liverpulit ka përfunduar në barazim 1-1.

Për ekipin e Guardiolës u duk se gjithçka do të ishte e lehtë pasi në minutën e 27-të të pjesës së parë kaloi në avantazh duke tundur rrjetën me Haland.

Miqtë e drejtuar nga Klop nuk u dorëzuan duke sulmuar dhe u mbrojtur me kujdes. Shpresuan deri në fund dhe 10 minuta para mbylljes së kohës së rregullt barazuan me Alexander-Arnold.

Pas 13 ndeshjeve të para të kampionatit anglez, City me këtë barazim e ruan kreun me 29 pikë, i ndjekur nga Liverpuli me 28 pikë, por nëse fiton Arsenali i parakalon dy të dyja.

Në Spanjë Barcelona u ndal në një barazim 1-1. Dy golat u shënuan nga Rayo Vallecano. Rayo kaloi në avantazh në minutën e 39-të, por nuk e ruajti deri në fund pasi si pasojë e presionit të katalanasve gaboi duke shënuar autogol 8 minuta nga fundi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit