Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.
Gjithashtu, kërkohet ulja e shpejtësisë, respektimi i sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore.
“Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.
Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve,” njofton ARRSH-ja ndër të tjera.