-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i OSBE-së në Shkup, pjesë e ngjarjes edhe Blinken

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në një darkë joformale në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Më herët është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e një delegacioni rus, ku do të duhet të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Por, për ardhjen e tij të mundshme ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Më 24 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ta hequr ndalesën e fluturimeve të avionëve rusë vetëm për fluturimin e delegacionit rus.

“Sigurisht që nuk duhet të presim që të gjithë të qëndrojnë për tri ditë. Këta janë njerëz të rëndësishëm që do të vijnë në një pjesë të ngjarjes dhe do të largohen. Se a do të përkojnë datat e qëndrimit të tyre, nuk mund të them, sepse ende jemi duke i përcaktuar ato,” tha Osmani në konferencën për media.

Osmani ka thënë më herët se Lavrovi ia kishte dërguar një letër në fillim të nëntorit në të cilën, “ka treguar interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në Shkup”.

Para disa ditësh, Osmani tha se kërkesat për viza të delegacionit rus janë duke u proceduar dhe sapo të ketë informacione, opinioni do të informohet./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit