Në kuadrin e veprimtarive për “Javën e Ditës së Flamurit” dhe të 30 vjetorit të fillimit të mandatit si Ambasadori i Parë i Shqipërisë në Maqedoni, Komuna e Tetovës i kushtoi një ditë të posaçme figurës dhe krijimtarisë së ambasadorit Shaban Murati.
Me këtë rast në emër të Komunës së Tetovës, kryetari i saj Bilall Kasami i akordoi Shaban Muratit dekoratën e “Mirënjohjes së qytetit të Tetovës”.
“I jepet me dedikim dhe përkushtim nga qytetarët e Tetovës, për kontributin dhe angazhimin e pashoq të ambasadorit.
Duke kujtuar dhe mos harruar asnjëherë rolin e tij të veçantë për ngritjen e qytetarisë dhe ndikimin e tij vllaznor në të gjitha segmentet shoqërore e kulturore për shqiptarët e Maqedonisë. Zemrat tona do të jenë gjithmonë të hapura për ty dhe familjen Murati” tha ai.
Bilall Kasami vlerësoi kontributin e shquar të Ambasadorit në zhvillimet në Maqedoni dhe theksoi kontributin e veçantë të tij në mendimin diplomatik, gjeopolitik dhe patriotik shqiptar.