Një person u plagos sot me armë zjarri në Lezhë. Policia ka dhënë detaje nga sherri mes dy shoferëve që degradoi në përdorimin e armës. 35 vjeçari Tonin Ndreca dhe Marjan Kola dyshohet janë konfliktuar për parkimin e automjeteve. Pas sherrit, Marjan Kola ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit të furgonit të mbushur me pasagjerë. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori në kërkim.
“Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tre plumba! Ky është shoferi që u qëllua, furgoni plot me pasagjerë
Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor” njofton policia.