-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre plumba! Ky është shoferi që u qëllua, furgoni plot me pasagjerë

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë, pranë tregut të këtij qyteti. Një person ka mbetur i plagosur, drejtuesi i një furgoni, i identifikuar si Tonin Ndreca.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me një person tjetër nga Kurbini, i identifikuar si Marjan Kola. Shkak dyshohet se ka qenë parkimi. Autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.

Furgoni plot, plumba shoferit! Pamjet e para, ku ndodhi plagosja në Lezhë

I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shpejt, shpejt”! Plumba dhe britma në Lezhë, si u qëllua shoferi brenda furgonit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit