Djemtë e Kombëtares padyshim janë në vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi ka qenë Taulant Seferi i cili është rrëfyer në një intervistë për “Më Lër të Flas”.
Futbollisti shqiptar ka rrëfyer shumë gjëra që nga lidhja e tij, pagesa për fitoret e deritanishme apo dhe fëmijëria e tij.
Në lidhje me partneren e tij ai tregoi: “Unë jam në një marrëdhënie. Është shqiptare dhe jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë.
I ka parë edhe ajo “meme-t” që janë bërë në TikTok apo Instagram. Ndonjëherë bëhet xheloze, por e kalojmë me sportivitet. Ia kam dhënë sigurinë.
Vajzat i falenderoj për mbështetjen, por jam i lumtur. Akoma nuk kemi plane për fejesë, por në një të ardhme të afërt do të kemi dicka të re,” shtoi ai.