-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na dhanë 10 mijë euro”, Seferi: Golat ia dedikoj mamasë, sepse kur babai kishte probleme ajo…

Kryesoret

Djemtë e Kombëtares padyshim janë në vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi ka qenë Taulant Seferi i cili është rrëfyer në një intervistë për “Më Lër të Flas”.

Futbollisti shqiptar nuk ka lënë gjë pa treguar që nga lidhja e tij, pagesa për fitoret e deritanishme apo dhe fëmijëria e tij.

Taulanti foli edhe për fillimet e tij duke thënë se: “Dashurinë për futbollin e kam nga gjyshi i ndjerë. Kur kam filluar nuk kemi pasur kushte fare. Unë në gjithë grupmoshat e Maqedonisë kam qenë aty. Por gjithmonë zemra ime ka dashur të luajë për Kombëtaren Shqiptare. Dhe kur më ka ardhur ftesa nuk e kam menduar as edhe një sekondë dhe e kam pranuar me gjithë shpirt.”

Na dhuruan super emocione, por sa janë paguar djemtë e Kombëtares deri tani?

“Në fitoren ndaj Çekisë na shpërblyen me nga 10 mijë euro për person. Për kualifikimin akoma nuk kemi marrë asgjë,” sqaroi Seferi.

“Golat ia dedikoj mamit tim. Sepse babai ka pasur probleme dhe ajo na ka rritur me forcën e saj. Tani kur kam filluar karrierën mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete. Tani ka filluar të vijë në stadium, sepse para ka pasur shumë emocione. Ajo më ka sjellë fat,” tha Seferi kur u pyet kujt ia dedikon golat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit