-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojtaret u rrahën me njëra-tjetrën, reagon Vllaznia: Stafi dhe lojtaret tona u dërguan në urgjencë

Kryesoret

Përballja midis Tiranës dhe Vllaznisë për femra ditën e djeshme u mbulua nga skena të turpshme.

Stafet dhe lojtaret e ekipeve u goditën me njëra-tjetrën dhe sfida u ndërpre përfundimisht.

Klubi i Femrave Vllaznia,ka reaguar duke thënë se gjithçka ishte e organizuar nga Tirana dhe se lojtaret kuqeblu dhe stafi kanë marrë ndihmë në urgjencë.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën, teksa fakt është që ekipet krijuan një skenë të shëmtuar në fushën e lojës.

Reagimi i plotë i Vllaznisë:

Klubi I Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!|!!

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre;” reagimi I menjehershëm mediatik I fajtorëve të zënë në faj nuk I shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimiin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit