14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: Ja rrugët problematike ku qarkullohet me vështirësi

Kryesoret

Ministira e Mbrojtjes njofton sot se të gjitha akset kombëtare janë të hapura ndërsa vetëm disa rrugë në zonat e thella malore qarkullohet me vështirësi.

“Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Në disa rrugë në zona të thella rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë.

ARRSH: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme, të përdoren goma dimërore

Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Të hapura janë akset Kir-Shosh në Malin e Shoshit, ku ka patur një trashësi të dëborës rreth 30 cm.

Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është arritur të zhbllokohet pas një pune të palodhshme nga forcat në terren rruga e Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu të kalueshme janë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz,” thuhet në një pjesë të njoftimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit