Ngritja e nivelit të detit ka shkaktuar përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit të Izmir-it.
Sipas kryebashkiakut, Tunc Soyer stuhia ka qenë e pa përballueshme nga barrierat bregdetare dhe si pasojë ka ndodhur përmbysja në një pjesë të qytetit.
Soyer tha se kriza klimatike kishte mbërritur në Egje.
Rajoni është i kërcënuar nga nxehtësia dhe thatësira intensive si dhe nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet dhe uji i detit.
Një stuhi ka pasur edhe në Stamboll, ku era u ka hequr çatitë disa shtëpive.
”Nuk ka pasur të lënduar apo viktima”, sipas agjencisë së lajmeve BNN.
Drejtoria e Përgjithshme Meteorologjike e Turqisë lëshoi të dielën paralajmërime për mot të rëndë për një pjesë të madhe të 81 provincave të vendit.