Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.
Trump me anë të një postimi në platformën Truth Social shprehet se me Erdogan kanë trajtuar shumë tema përfshirë edhe luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Presidenti më ftoi të shkoj në Turqi në një datë të ardhshme dhe, po ashtu, ai do të vijë në Uashington”, tha Trump.
Ai e përshkroi marrëdhënien e tyre si “të shkëlqyer” dhe shtoi se mezi pret të punojë me Erdoganin “për t’i dhënë fund luftës qesharake, por vdekjeprurëse, midis Rusisë dhe Ukrainës – TANI!”









