-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rihapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, policia: Shmangni lëvizjet e panevojshme, ka prezencë akulli

Kryesoret

Policia njofton mëngjesin e sotëm se është rihapur për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu, sipas policisë, rihapen edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit