-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armëpushimi mbaron sot, Hamasi kërkon të zgjasë afatin

Kryesoret

Sot është dita e fundit e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, me këta të fundit që kanë deklaruar se dëshirojnë që pauza aktuale e luftimeve të zgjatet.

Një veprim i cili mund të sjelli rritje në numrin e pengjeve që lirohen.

Hamasi thotë se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

Siç informon BBC, Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy deri në katër ditë dhe se një zgjatje mund të sjellë lirimin e 20 deri në 40 të burgosurve izraelitë.

Sipas kushteve të pauzës aktuale, e cila filloi të premten, gjithsej 50 pengje izraelite do të lirohen për katër ditë në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit