-sidi education-spot_img
14.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Austria: Doni të fillojë lufta, që të ktheni sytë nga Ballkani?

Kryesoret

Udhëheqësit e BE-së nuk duhet të favorizojnë Ukrainën mbi Ballkanin Perëndimor kur vendosin nëse do të hapin negociatat e anëtarësimit muajin e ardhshëm”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg gjatë një interviste për “Financial Times”.

Ai tha më tej se ishte thelbësore ankorimi i Ukrainës dhe Bosnjë -Hercegovinës në orbitën e BE-së për të zmbrapsur ndikimin rus. Udhëheqësit e BE-së do të vendosin në një samit në mes të dhjetorit nëse do të miratojnë zyrtarisht fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Përparimi i Bosnjës është penguar ndër të tjera nga kërcënimet të Milorad Dodik, udhëheqësit pro-rus të Republikës Srpska, një entitet autonom me shumicë serbe që shtrihet në rreth gjysmën e territorit të Bosnjës.

Schallenberg tha se do të ishte “katastrofë gjeostrategjike” nëse komisioni do të shikonte Ballkanin Perëndimor “me një xham zmadhues dhe me syze rozë drejt Ukrainës“.

Ju nuk mund të keni grupe të caktuara në korsinë e shpejtë, të tjerët në korsinë e shërbimit“.

E pyetur nëse Austria konsideron të vërë veton për fillimin e negociatave të pranimit me Ukrainën nëse Bosnjës nuk i jepet drita jeshile edhe për bisedime, Schallenberg tha se diskutimet “tashmë po shkonin në drejtimin e duhur“.

Por . . . le të mos krijojmë një problem në rajonin që pret prej 20 vitesh. Siç tha [kryeministri shqiptar] Edi Rama, nëse e citoj saktë, a duhet të fillojmë një luftë në Ballkan për të tërhequr vëmendjen tuaj?

Do të ketë një debat shumë të nxehtë dhe ne duam që sinjalet të jenë të barabarta në të dy drejtimet për arsye gjeostrategjike” tha ai.

Schallenberg tha se BE nuk duhet të lejojë Rusinë dhe Kinën të ndërtojnë ndikimin e tyre në rajon, duke përfshirë projektet e infrastrukturës që duhet të financohen nga Brukseli.

Raporti: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit