Në 25 vjetorin e Kushtetutës, Holta Zaçaj u ndal te kritikat ndaj sistemit gjyqësor. Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, referuar politikës dhe jo vetëm, kritikat janë një indikator i lirisë së shprehjes, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre.
“Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene” tha ajo. Por nuk ka munguar reagimi dhe një koment i Sali Berishës, që u pyet sot nga mediat për fjalën e kryetares së gjykatës më të lartë.
“Ky është tipik fjalori i Shvejkut. Jo i thuaj zonjës Zaçe, është politizimi i gjyqësorit që po i çjerr maskën reformës së re dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste konstatonte se ajo zonja (Enkelejda Millonai) që mban dosjen për të mos shkuar në Kushtetuese e mban për ligjet obskure me Taulant Ballën.
Zonjën Zaçe nuk e njoh personalisht, por këto janë deklarata të tipit Shvejk. Nuk është ky politizim i drejtësisë, por gjyqsorizim i politikës. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, kush ia dha këtë term asaj? Gjejeni pak, qenka interesante” tha ai.
Drejtësia e re/ Begaj: Ka stok dosjesh! Zaçaj: Kritikat mos i ktheni në sulme