Lojtarët e Interit dhe Juventusit në përfundim të sfidës kanë mbetur pa ujë të ngrohtë për të bërë dush në stadiumin “Allianz Stadium” të dielën mbrëma.
“La Gazeta dello Sport” ka bërë të ditur lajmin duke thënë se lojtarët zikaltër janë detyruar të lënë stadiumin pa bërë dush, të paktën deri në Milano.
Situata e sikletshme ka ardhur si pasojë e një problemi në sistemin ngrohës, duke u pamundësuar lojtarëve të pastrohen, të paktën jo me ujë të ngrohtë me temperaturat që shënonin 1 grad celcius.
Kështu “Derbi d’Italia” përveç se u mbyll pa fitore 1-1, la lojtarët dhe pa një dush të ngrohtë.









