Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët e vërtetë nuk duhet të mërziten pse merren në punë demokratët, kur këta të fundit janë të zotë.
Rama theksoi se Partia Socialiste nuk lëkundet kurrë për shkak të interesit.
“Kush është socialist vërtetë socialist, nuk duhet të mërzitet pse demokratët merren në punë kur janë të zotë patjetër. Tani kanë votuar për atë se janë demokratë. Fakti që nuk votojnë më për atë është merita jonë apo jo? Për këtë arsye është shumë e vjetër dhe e pakuptimtë të merremi me këtë pjesë.
Ndërkohë, ana tjetër është që pas kaq shumë vitesh qeveri në Vlorë nuk është se i kemi marrë hakun dikujt. Sigurisht që ka pasur njerëz që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që i është dhënë dhe këta njerëz duhet të vihen përpara përgjegjësisë.
Ne nuk jemi thjesht një parti e një ane më. Ne jemi partia e të gjitha anëve për 1001 arsye. Ne jemi e vetmja parti që në lindje të saj nuk është lëkundur kurrë për shkak të interesit. Edhe sigurisht jemi një parti që çdo shqiptar që vjen pavarësisht se nga vjen e ka derën e hapur. Të gjitha këto do t’i diskutojmë më 8 dhjetor në Kongresin e Partisë”, tha Rama.